Derisa luante në fushë, babai i ndërron jetë në tribunë

15:09 | 17 Dhjetor 2018

Ditën e shtunë futbollisti gjerman Christian Gentner sapo kishte përfunduar lojën, po festonte me shokët në fushë për fitoren e Hertës së Berlinit.

Në ato minuta babai i tij 65-vjeçar, u nda nga jeta si pasojë e një infarkti. Ky është momenti tragjik që preku futbollistin gjerman Christian Gentner, mesfushor dhe kapiten i skuadrës së Shtugart, i cili mësoi në dhomën e zhveshjes, fatin tragjik të të atit.

Babai i futbollistit pësoi infarkt, teksa ndodhej në stadiumin “Mercedes-Benz Arena”, ku po shihte ndeshjen e të birit.

Pas vdekjes së tij ekipi i futbollit të Shtutgart doli me mesazh ngushëllimi duke thënë se, “Shtutgarit është në zi për vdekjen e Herbert Gentner, babai i kapitenit të skuadrës Christian. Mendimet tona janë me të. I shprehim ngushëllimet më të thella Christian dhe familjes së tij”.

Ngjarja tragjike u shënua në minutat e fundit të ndeshjes, së vlefshme për Bundesligën gjermane.

Komento: