Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka treguar se kush mund të jetë kapiteni, pas pensionimit nga kombëtarja të Rapahel Varanes dhe Hugo Llorisit.
Në intervistën e tij të gjatë me Le Parisien, trajneri francez Deschamps është pyetur në lidhje me këtë, transmeton Klankosova.tv.
“Unë e di se cilët lojtarë mund të jenë kapiten. Por së pari do të më duhet të flas me ta”, ka thënë Deschamps.
Sipas burimeve të kontaktuara nga Get French Football neës, Kylian Mbappe është në radhë për të marrë shiritin në krah, vetëm 24 vjeç.
I pyetur nëse sulmuesi i Paris Saint-Germain mund të bëhet kapiten, Deschamps e ka konfirmuar atë si kandidat.
“Kylian Mbappe është ai që mund të jetë, sigurisht”, u shpreh ai.
Fituesi i dyfishtë i Kupës së Botës vazhdon duke thënë se, sipas tij, Mbappe është lojtari më i mirë në botë.
“Ajo që po bën në krahasim me të tjerët në moshën e tij është e jashtëzakonshme” – dhe tashmë është ndër disa nga më të mirët që ka luajtur për kombëtaren franceze”.
Deschamps gjithashtu nënvizon cilësitë e Mbappé jashtë fushës.
“Pjekuria e tij, inteligjenca e tij. Ai zotëron mënyrën e komunikimit të përsosur, ai flet shumë gjuhë. Ai ka këtë aftësi unike për t’i bërë gjërat shumë të ndërlikuara shumë të thjeshta. Disa njerëz thonë se ai është egoist në mënyrën se si luan. Unë nuk jam dakord. Ai ka, së bashku me lojtarët e tjerë, këtë aftësi për të bërë diferencën vetë. Por ai gjithmonë e bën atë për qëllimin kolektiv”.