Deschamps tregon pse vendosi që të mos e zëvendësojë Benzeman

19:55 | 21 November 2022

Duke folur në konferencën e tij për shtyp këtë pasdite, Didier Deschamps, foli për largimin e Karim Benzemas nga grumbullimi me Francën shkaku i lëndimit.

Trajneri “Les Bleus” vendosi të mos thërrasë një zëvendësues dhe të vazhdojë në Kupën e Botës me 25 futbollistë.

Deschamps shpjegoi arsyen pasi u pyet sot nga gazetarët pse e mori këtë vendim, duke thënë se është e mjaftueshme të ketë 25 futbollistë.

“Nuk ka më ndryshime. Me lojtarët që janë këtu, ne kemi atë që na nevojitet”, tha ai.

Ndër zëvendësuesit e mundshëm të 34-vjeçarit ishin përmendur Moussa Diaby, Martin Terrier dhe Wissam Ben Yedder.

Franca nesër do të takohet me Australinë. Ndeshja do të luhet nga ora 21:00.

Komento: