Ralf Rangnick është gati t’i thotë ‘PO’ transferimit në AC Milan. Menaxheri gjerman ka qenë i lidhur shumë me kuqezinjtë dhe pritet të udhëheqë revolucionin e afërt rinor.
Sky Italia raporton se Rangnick ka kërkuar që para se të nënshkruja me Milanin, t’i takojë personalisht pronarët e Milan, Elliott Management, përcjell ORAinfo.
Sipas këtij medium, detajet janë shumë të rëndësishme për të dhe gjithçka duhet të jetë e drejtë.
Vetëm pas takimit me pronarët, menaxheri gjerman do të jetë në gjendje të marrë një vendim mbi ofertën.
Ai pritet të punojë si menaxher dhe drejtor sportive të Milan.
Dëshira e Rangnick për të ndryshuar kursin e Milanit është shumë e lartë, por në të njëjtën kohë, ai po kërkon shumë fuqi në lidhje me vendimmarrjen, përtej buxhetit.
Nëse ai bashkohet, do të jetë një revolucion i plotë, shkruan Sky Italia, përcjell ORAinfo.