Dëshira e vjetër e Florentino Perezit

10:49 | 08 Maj 2021

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. E përditshmja Il Tirreno zbulon prapaskena të mëdha në lidhje stolat e dy prej skuadrave më të mëdha në planet. Prej ditësh flitet për një rikthim të Massimiliano Allegrit te Juventusi, por duket se skenari ka ndryshuar totalisht.

Sipas burimit të lartpërmendur, Allegri e ka refuzuar rikthimin te Juventusi, pavarësisht miqësisë së madhe që ka me presidentin Andrea Agnelli.

Shkaku i këtij vendimi nga e ana e teknikut nga Livorno është e thjeshtë. Ai është më pranë se kurrë nga drejtimi i Real Madrid.

Florentino Perez pritet të ndahet me Zidane në fund të sezonit pas dështimit në Europë dhe në Kupësn e Mbretit dhe të emërojë një dëshirë “të moçme” të tij.

Allegri është kërkuar me ngulm nga Perez në kohën kur ai ishte pjesë e Juventusit.

Komento: