Dëshironi të humbni peshë? Kjo është mënyra pa dietë

17:01 | 12 June 2019

Kjo është mënyra më e mirë me të cilën mund të humbni peshë pa dietë.

Disa nga mënyrat të cilat mund t’i aplikoni në mënyrë që të humbni peshë janë:

Hani me orar të rregullt

Caktoni një kohë çdo 20 minuta që të hani në masë të vogël. Kjo mënyrë është e duhura për të humbur peshë pa aplikuar ndonjë dietë të komplikuar. Porcionet e vogla dhe të shpeshta aktivizojnë hormone që na bëjnë të ndihemi të ngopur.

Flini më shumë

Sipas një studimi të bërë nga një grup hulumtuesish në Universitetin Michigan, nëse flini një orë më shumë ju mund të arrini t’i humbni 14 kg brenda një viti. Nëse flini më pak se 7 orë, atëherë shtohet apetiti dhe ju ndiheni vazhdimisht të uritur.

Hani më shumë perime

Pavarësisht çfarë do të përmbajë dreka apo darka juaj, shoqëroni atë me një sasi të lartë të perimeve të freskëta.

Hani më shumë supë

Përpara se të hani drekën apo darkën tuaj hani një pjatë me supë. Kjo do të ndikojë, që të ndiheni të ngopur dhe rrjedhimisht ju do të hani më pak.

Zëvendësoni miellin e bardhë

Të gjitha produktet duke filluar nga buka, pastat apo orizi mund t’i zëvendësoni me përbërës, që kanë më pak kalori dhe njëkohësisht kanë më shumë vitamina dhe proteina.

Shmangni mishin e kuq

Kjo shmangie e vogël do të iu heq së paku 100 kalori. Në vend të mishit të kuq përdorni atë të bardhë.

Gatuani vet picën tuaj

Në vend se të hani një picë të mbushur me mish dhe yndyrë të tepërt, gatuani vet picën duke e mbushur atë me perime dhe përbërës të tjerë të shëndetshëm.

Metodat tjera që do të duhet t’i përdorni në mënyrë që të mos aplikoni ndonjë dietë dhe të njëjtën kohë të humbni peshë janë: përdorni një gotë të gjatë dhe të ngushtë për të pirë lëngje dhe pije të tjera, limitoni alkoolin, filloni të konsumoni çajin e gjelbër, hani në shtëpi, gatuani vet ushqimet dhe bëni pauza gjatë ngrënies.

Komento: