Dëshironi që banesa juaj të posedojë edhe oborr? Për këtë është përkujdesur Al Trade Center, kompania e cila është duke e jetësuar me hapa gjigant kompleksin Linda Premium Residence në Prishtinën e Re.
Po çfarë benefitesh mund të keni duke jetuar në këtë kompleks?
Banesat në këtë kompleks janë të ndërtuara sipas standardeve evropiane, një gjë e tillë është avantazh për banorët të cilët kërkojnë rehati dhe kualitet në jetë, por jo vetëm, i gjithë ky kompleks është duke u ngritur me arkitekturë moderne dhe karakteristika të veçanta.
Idejimi i jetës në këtë kompleks përputhet me standarde të larta dhe me kushte më bashkëkohore të jetesës – edhe me teknologjinë e sotshme padyshim që duhet të jemi një hap para. Prandaj, ky vend është më të vërtetë dëshirë për të kaluar momentet pranë familjes, të rrethuar në gjelbërim, dhe mbi të gjitha ta keni edhe oborrin tek banesa juaj.
Përpos oborrit pranë banesës, që është risi në objekte residenciale, sa i perket jetës në kryeqytet ku jemi mësuar larg prej banesave të zakonshme dhe katrahurës urbanistike në Linda Premium Residence kushte të tjera ju presin.
Ky kompleks veçohet edhe për lokacionin. Po flasim për një prej zonave më atraktive të kryeqytetit “Prishtina e Re”.
Duke e ndjekur idenë që perëndimi i diellit të përjetohet në formë unike, një bukuri e gjendur në kodër, Linda Premium Residence ka mundësuar ofertë speciale të investimit me çmim shumë të volitshëm, duke filluar prej tash sa është herët dhe teksa kompleksi është në ndërtim e sipër.
Lokacioni ku po ndërtohet ky kompleks është fantastik, lidhet me Rrugën B dhe me qendrën e qytetit, kurse gjendet buzë rrugës A.
Gjendet fare pranë qendrës së madhe tregtare, Albi Mall dhe Veternikut, prej ku keni qasje të shpejtë edhe në autostradë.
Bëje vendimin e duhur sepse kur koha kalon, çka mbetet janë kujtimet e reja dhe vlera e jetesës, prandaj ju do të investoni edhe në një lokacion përfekt me qasje më të lehtë në rrugicat e Prishtinës, duke kursyer kohë në vajtje, pa kolona dhe me shumë rrugë alternative.
Në këtë kompleks nga Al Trade Center planifikojnë të realizohen:
– Sistem të plotë menaxhimi, mirëmbajtjeje me shtëpiak të dedikuar.
– Kopsht për fëmijë.
– Supermarket dhe restaurant.
– Mjeku i lagjes dhe barnatore.
– Qendër fitnesi me SPA, pishinë të mbyllur dhe sauna.
– Ambiente për rekreacion të banorëve dhe hapësira të dedikuara për komunitetin.
– Parking të jashtëm dhe nëntokësor.
Për t’i blerë banesat dhe lokalet afariste e për më shumë informata kontaktoni në:
080077770 (pa pagesë) dhe +38349777127, +38349318676
info altradecenter com
altradecenter com