Dëshironi të punoni në Gjermani? Ky shtet po kërkon 45 mijë shoferë kamionësh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Dëshironi të punoni në Gjermani? Ky shtet po kërkon 45 mijë shoferë kamionësh

08:59 | 05 Qershor 2019

Gjermania po kërkon 45,000 shoferë kamionësh.

Televizioni gjerman, ZDF ka raportuar që po ka mungesë të qindra vozitësve të kamionëve dhe kjo mund të shpie në mungesë të artikujve nëpër raftet e supermarketeve.

Sipas Shoqatës për Transport të Mallrave dhe Logjistikë, kompanitë gjermane për transport mallrash kanë mungesë prej 45 mijë deri në 60 mijë vozitës kamionësh, dhe zëdhënësi i tyre ka paralajmëruar që ata janë “afër kolapsit” shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.

Ky lloj pune nuk po është tërheqës shkaku i pagave dhe kushteve të këqija te punës, dhe kjo ka shtyrë përfaqësuesit e kësaj fushe për të premtuar se do t’i përmirësojnë ato.

Ata gjithashtu duan që të marrin më shumë gra mes vozitësve profesionistë për momentin, pasi që vetëm 1.7 përqind e vozitësve të kamionëve në Gjermani janë gra.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!