Dëshmia e gazetarës kosovare në Hagë: Gucati dhe Haradinaj janë pengje të ZPS-së

19:52 | 09 Dhjetor 2021

Gazetarja kosovare dëshmon në Hagë: Gucati dhe Haradinaj janë pengje të ZPS-së.

Gazetarja Elmedina Ballazhi sot është në pozitën e dëshmitares në seancën gjyqësore të rastit ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-nënkryetarit Nasim Haradinaj.

Ajo para të pranishmëve ka thënë se Gucati dhe Haradinaj nuk janë të akuzuar dhe se po mbahen peng nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn nuk i quaj të akuzuar, sepse mbahen padrejtësisht këtu. E mendoj për të vetmen arsye se rrjedhja e dokumenteve ka ndodhur vetëm nga zyra e ZPS-së sepse gjykata është në Holandë nuk është në Kosovë pse e lejuat rrjedhjen e këtyre dosjeve mendoj që këta po mbahen peng dhe jo të akuzuar”, ka thënë Ballazhi.

Komento: