Dëshmia e një serbi ka drejtuar gishtin nga Vuҫiqi si personi që privoi nga jeta Ivanoviqin.
Pas konferencës së djeshme ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq doli me emra se shqiptarët e kanë privuar nga jet Oliver Ivanoviçin, mediat serbe të shkuara kanë mbushur ballinat me fotografinë e Florim Ejupit dhe tituj të ndryshëm bazuar në deklaratat e Vuçiqit.
Por ndryshe mendon një serb tjetër që madje ishte edhe shok i Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.
Goran Petroviq, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, e transmetuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, jep të dhëna për lidhjet e mundshme mes Vuçiqit dhe rastit së Oliver Ivanoviqit.
“Vuçiqi i ka thënë Ivanoviqit se nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do ta privojnë nga jeta…Oliverin e privuan nga jeta dhe me siguri edhe mua do të më privojnë nga jeta”.
Petroviq në këtë bisedë tregon se ishte rrahur nga pesë persona me uniformë dhe me xhip.
Ai thotë se e kanë rrahur duke i thënë se ky dëshiron të bëjë drejtësi për Oliverin.
Në këtë bisedë, Petroviq thotë se takimi i fundit me Oliver Ivanoviqin ishte në Beograd 20 ditë para se ky i fundit të vritej.
Ai thotë se vet Oliveri kishte dyshime se kërcënimet më seriozi i kishte nga Milan Radojçiq , sepse sipas tij ai e kontrollonte Mitrovicën.
I pyetur nga Sanduloviq nëse Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq më të vërtet ishin të rrezikshëm dhe mund të bënin gjëra të tilla, Petroviq thotë se “garanton se ata i kanë bërë të gjitha”.