Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj logopedit, Iljasa Fazliu i cili po po dyshohet për abuzimin psikik ndaj një 3 vjeçareje me autizëm, paciente e tij.
Logopedi nga Gjilani në mbrojtjen e tij për gjykatën, ka deklaruar se ka trajtuar 10 raste me autizëm dhe se rasti konkret ka qenë një lëshim i momentit.
Fazliu, në deklaratën e publikuar nga Insajderi, ka thënë se fëmijën në fjalë nuk e dëmton asgjë sjellja e tij sepse e njëjta ende nuk është diagnostikuar plotësisht me autizëm.
“I pandehuri Iljasa Fazliu ka deklaruar se e mbështet deklarimin e mbrojtësit të tij duke shtuar se i njëjti është ekspert i kësaj lëmie dhe 24 vite përvojë punë, ku ka trajtuar mbi 10 mijë raste të tilla dhe sa i përket rastit konkret i njëjti ka ndodhur si një lëshim i momentit dhe fëmijën nuk e dëmton asgjë sepse e njëjta ende nuk është diagnostifikuar plotësisht me autizëm dhe e kuptoj ndjeshmërinë e prindit dhe atë thellësisht”, thuhet në dosjen e gjykatës të ketë deklaruar i dyshuari.
Ndryshe, në një audioincizimin që rrodhi dje në media, logopedi Fazliu dëgjohet teksa i bërtet dhe e shan 3 vjeçaren.
“Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, dëgjohet ai duke u thënë në audio-incizimin për të cilin edhe u arrestua.
Ndërkohë, sot Gjykata Themelore e Gjilani i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit Iljasa Fazliu. Të njëjtën masë të sigurisë Gjykata ia shqiptoi edhe dy familjarëve të pacientes 3-vjeçare, pasi ata e rrahën logopedin për sjelljen e tij ndaj vogëlushes.