Dëshmitari deklaron se i akuzuari për krime lufte e kishte torturuar në mënyrën më ç’njerëzore në Burgun e Prishtinës

23:08 | 12 November 2024
deshmitari-deklaron-se-i-akuzuari-per-krime-lufte-e-kishte-torturuar-ne-menyren-me-c’njerezore-ne-burgun-e-prishtines

Dëshmitari Ramadan Nishori gjatë dhënies së dëshmisë së tij para gjykatës në gjykimin ndaj të akuzuarin Dragisha Milenkoviq tha se i njëjti e kishte rrahur dhe torturuar në mënyrën më ç’njerëzore.

“Është Dragisha Milenkoviq edhe e njoh. Me datë 28 shtator 1998 ditën kur kam rënë në burg ka qene gardian ky person ka qenë edhe një shqiptar bashkë me ta me emrin Gani Tara, na kanë maltretu në mënyrën më ç’njerëzore”, tha Nishori, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Nishori duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit special Atdhe Dema, tha se prej momentit kur kishin zbritur nga autobusi e deri kur i kishin futur në burg i kishin rrahur me gyp plastike dhe kabllo elektrike.

Kur u pyet nga prokurori Dema nëse personi Milenkoviq është ai që ka bërë këto turtura, dëshmitari Nishori tha se ësh i sigurt mbi 100 për qind.

“Jo 100 për qind, po 1 mijë për qind i sigurt”, deklaroi Nishori.

Ai tha se fillimisht ishte arrestuar gjatë vitit 1998 me arsyetimin se ishte terroristë.

Dëshmitari Nishori deklaroi se maltretimet nga i akuzuari Milenkoviq i kishte marrë në Burgun e Prishtinës, ndërkaq në atë të Lipjanit jo ngase në pavijonin ku ishte i vendosur si i burgosur nuk ishte përgjegjës Milenkoviq.

I pyetur nga mbrojtësja e Milenkoviq, avokatja Jovana Filipoviq, Nishori tha se i pandehuri Milenoviqin nuk e ka paraqitur para autoriteteve për krimet e bëra nga ai me arsyetimin se ka menduar se më nuk jeton në Kosovë.

Komento: