Shefqet Kabashi, dëshmitarë në rastin e gjykimit të Kryeministrit Ramush Haradinajt në Hagë, u mundua të prishë ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës serbe në burgun e Dubravës e cila po mbahej në ambientet e këtij burgu.
Me të filluar ceremonia nga moderatorja e ngjarjes, Shefqet Kabashi ka dalur në mes të skenës duke bërtitur drejt të pranishmëve.
Ai është dëgjuar duke thënë se “ju ma keni marrë bukën. Qeveria më ka shpall tradhëtar e tash nuk janë këtu”, tha ndër të tjera Kabashi.
Menjëherë ka ndërhyrë gardianët e burgut dhe e kanë arrestuar.
Në këtë ceremoni e kishte konfirmuar pjesēmarrjen edhe kryeministri Ramush Haradinaj por në momentin e fundit e ka anuluar.