Dëshmitë që ‘dridhën’ Hagën vazhdojnë, James Rubin rikthehet sot në Speciale!

08:26 | 16 Shtator 2025

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ishte i pari që dje hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dëshmia e tij pritet të vazhdojë edhe sot, duke filluar nga ora 09:00.

Rubin theksoi gjatë dëshmisë faktin se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte autoritet të plotë mbi UÇK-në.

Sipas Rubin, për vendimet ushtarake Thaçi duhej të merrte udhëzime nga komandantët e forcës.

Dëshminë e tij të plotë mund ta gjeni në artikullin e mëposhtëm:

Komento: