Milan gabon rëndë, barazon në shtëpi ndaj ekipit të parafundit në tabelë.
Milan ka bërë gabim të rëndë sonte, duke u ndalur me barazim ndaj Cremoneses.
Kuqezinjtë nuk arritën më shumë sesa një pikë, 1:1 ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë.
Ishte Cremonese që realizoi në minutën e 77-të nëpërmjet Okerekes, shkruan Gazeta Express.
Vendasit arritën të barazonin rezultatin në minutën e tretë shtesë nëpërmjet Messias, por që deri në fund nuk e shënuan dot golin e fitores.
Me këtë barazim, Milan tani shkon në 58 pikë në pozitën e gjashtë, dy më pak se Interi që mban vendin e katërt.
Në anën tjetër, Cremonese mbetet e parafundit me 21 pikë, gjashtë larg mbijetesës.