Dështim i madh i Milanit, barazon në shtëpi ndaj ekipit të parafundit në tabelë

23:08 | 03 Maj 2023

Milan gabon rëndë, barazon në shtëpi ndaj ekipit të parafundit në tabelë.

Milan ka bërë gabim të rëndë sonte, duke u ndalur me barazim ndaj Cremoneses.

Kuqezinjtë nuk arritën më shumë sesa një pikë, 1:1 ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë.

Ishte Cremonese që realizoi në minutën e 77-të nëpërmjet Okerekes, shkruan Gazeta Express.

Vendasit arritën të barazonin rezultatin në minutën e tretë shtesë nëpërmjet Messias, por që deri në fund nuk e shënuan dot golin e fitores.

Me këtë barazim, Milan tani shkon në 58 pikë në pozitën e gjashtë, dy më pak se Interi që mban vendin e katërt.

Në anën tjetër, Cremonese mbetet e parafundit me 21 pikë, gjashtë larg mbijetesës.

Komento: