Dështim tek United, Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në Serie A

15:58 | 05 Tetor 2024

Joshua Zirkzee pritet rikthehet në Serie A.

Sulmuesi holandez, Joshua Zirkzee, bëri bujë të madhe gjatë kësaj vere duke u transferuar tek Manchester United për 42 milionë euro.

Zirkzee sezonin e shkuar shkëlqeu në Serie A me Bolonjën duke realizuar 12 gola dhe 7 asistime, ndërsa këtë sezon te United ka realizuar vetëm 1 gol.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Zirkzee verën e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Serie A.

Juventus, Inter dhe Milan janë duke ndjekur me vëmendje situatën e holandezit te United dhe verën e ardhshme do të hidhen në sulm për rikthimin e tij në Itali.

Komento: