E ardhmja e mesfushorit Paul Pogba është tejet e paqartë, përcjell “Calciomercato” të hënën.
Në fakt, francezi pritet të largohet nga Juventusi këtë verë për shkak të telasheve të shumta që i ka pasur me lëndimet.
Në klub nuk janë të sigurt ta mbajnë Pogban, i cili këtë edicion ka vetëm 35 minuta lojë. Në të vërtetë, francezi është rikthyer dy herë, por nuk ka arritur t’i tejkalojë problemet me lëndimet dhe sërish është jashtë fushës.
Ende nuk ka informatë të saktë se kur do të kthehet në fushë dhe për këtë arsye te Juventusi nuk po duan ta mbajnë një lojtar të tillë, duke qenë se Pogba është më i paguari në ekip.
Ai iu bashkua Juventusit verën e shkuar si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2026.