Kryedimplomatit kosovar Behgjet Pacollit i janë ndalë njohjet.
Në shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, diplomacia kosovare ka dështuar që gjatë këtij viti t’i sjell së paku dy njohje nga shtetet e huaja, transmeton Gazeta Metro.
Vetëm 116 shtete janë që e kanë e njohur shtetin e Kosovës sipas ministritë të Jashtme, Behgjet Pacolli, numër ky që është prezantuar edhe gjatë vitit 2018.
Ministri Pacolli ka dështuar që gjatë këtij viti të sjell njohje të reja, gjatë shkurtit të 2018 vetëm një njohje nga shtetit i Barbados i ka ardhur Kosovës.
Por, të gjitha këto dështime Pacolli po i arsyeton me fushatën agresive që shteti i Serbisë po i bënë karshi Kosovës, duke shtuar se një fushat e tillë nuk ka qenë asnjëherë nga shteti serb në arenë ndërkombëtare për të tërhequr njohjet e pavarësisë.
Ai i ka quajtur si të rreme të gjitha lajmet për tërheqjen e njohjes nga disa shtete, duke thënë se deri tash nuk kanë marrë asnjë notë verbale ku thuhet se refuzohet të ketë marrëdhënie ose që tërheq njohjen.
“Asnjë notë verbale nuk e kemi marrë që ndonjë shtet është tërheq nga marrëdhëniet e krijuara me Kosovën. Ata bëjnë një veprim që të gjithë e shohin si shumë destruktiv dhe sa do t’ia dalin unë nuk e di. Nëse keni ndërmend të flisni për tërheqjen e njohjeve, unë iu garantoj sot që Kosovën e kanë njohur 116 shtete dhe ekzistojnë 116 nota verbale që kanë ardhur në Kosovë dhe më shumë se 100 shtete kemi marrëdhënie diplomatike të nënshkruara në mes Prishtinës dhe kryeqyteteve të këtyre shteteve që e kanë njohur Kosovën. Deri tani asnjë notë verbale nuk e kemi marrë që ndonjë shtet është tërheq nga marrëdhëniet e krijuara me Kosovën de fakto dhe de jure dhe nga njohja e Kosovës”, kishte thënë Pacolli para disa jave.