Dështimi i marrëveshjes, Mustafa “hesht” pas takimit

20:04 | 14 Dhjetor 2019

As sonte, pas një takimi disa orësh nuk është arritur një marrëveshje mes LDK dhe VV-së.

Zyrtarë nga këto dy parti para mediave thanë se do të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat, dhe për hapat e mëtutjeshëm, shkruan lajmi.

Nga ambientet e Kuvendit, para pak minutash ka dalë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai është pyetur nga gazetarët se pse nuk ka pasur marrëveshje me VV-në.

Por për këtë pyetje, ai kishte një përgjigje shumë të shkurtër.

“Natën e mirë”, u tha ai gazetarëve.

Ndërkohë, nuk dihet se kur do të jetë takimi i rradhës mes këtyre dy partive që nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për marrëveshje koalicioni.

Komento: