
Gëzim Sveçla i Vetëvendosjes pas dështimit të marrëvesjes mes VV-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit, tha se mund të “interpretohte” që gatishmëria e shprehur publikisht nga LDK-ja ka qenë “pozicionim për opinion, por jo i sinqertë.”
Sveçka tha se VV luajti “pragmatikisht” për të shmangur zgjedhje duke i ofruar LDK-së bashkëqeverisje.
Postimi i plotë:
Oferta për bashkëqeverisje nga Kryeministri Kurti ndaj LDK-së, pavarësisht se rezultati zgjedhor i ka dhënë mundësinë për të formuar qeverinë i vetëm, reflekton një qasje pragmatike dhe një përpjekje për stabilitet institucional, duke synuar shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në anën tjetër, refuzimi i drejtpërdrejtë i LDK-së, pa ofruar asnjë kundërpropozim konkret, sugjeron mungesë vullneti real për zgjidhje. Kjo lë hapësirë për interpretimin se gatishmëria e tyre e deklaruar publikisht ka qenë më shumë një pozicionim për opinion, sesa një angazhim i sinqertë për të evituar zgjedhjet e reja.