PSG fajëson Chelsea për dështimin e transferimit të Ziyech.
Një nga transferët më të përfolura të janarit ishte ajo e Ziyech tek PSG, megjithatë për shkak të dokumentacionit jo të rregullt të ofruar nga Chelsea, kjo transferim dështoi.
Drejtori i PSG, Luis Campos, ka fajësuar Chelsean për këtë.
“Kemi bërë gjithçka për Ziyech të transferohet në PSG, ashtu si agjenti i tij. Por si në gjitha transferimet, duhet që të tri palët të funksionojnë mirë. Ka funksionuar mirë tek PSG, tek Ziyech, por fatkeqsisht jo edhe tek pala e tretë, Chelsea.”, tha Campos për “Telefoot”.