Dështoi keq të Barcelona, Boateng befason me skuadrën e re

12:38 | 23 Korrik 2019

Të gjithë sportdashësit ishin befasuar kur Barcelona transferoi mesfushorin ganez Kevin Prince Boateng.

Ai u transferuar nga Sassuolo tek kampioni i La Ligës, ku zhvilloi vetëm tri ndeshje.

Tani ylli ganez po kërkohet nga klubi i Bundesligës gjermane, shkruan Bild, përcjell ORAinfo.

Eintracht Frankfurt po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të 32 vjeçari ganez.

Boateng ka qenë për një sezon pjesë e Eintracht Frankfurt në të kaluarën, duke shënuar gjashtë gola dhe duke ndihmuar ata në triumfin në Kupën e Gjermanisë. /ORAinfo/

Komento: