Dështoi keq te Barcelona, por dëshiron të kthehet te Milan

20:31 | 19 April 2020

Boateng shpreh dëshirën për rikthim te Milan: Gjithmonë ka qenë skuadra e zemrës time.

Kevin-Prince Boateng ka thënë që ai do të kthehej te Milani pasi që për të ka qenë gjithmonë skuadra e zemrës.

Boateng kishte qëndruar te Milani në mes viteve 2010 dhe 2016, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo futbollisti ka thënë që dëshiron karrierën ta përfundoj në një skuadër tjetër.

“Unë do të doja të përfundoj karrierën time në Hertha Berlin, ku gjithçka filloi,” tregoi Boateng.

Futbollisti aktualisht është në formë huazimi te Besiktas nga Fiorentina.

Komento: