Dështoi kundër Malit të Zi, Kosova kërkon tri pikë kundër Bullgarisë

22:30 | 08 Qershor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës,synon të i rrëmbejnë tri pikë kundër Bullgarisë.

Atdhe Nuhiu është pronocuar për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, pas stërvitjes së parë në Bullgari.

‘Dardanët’ sot kanë mbërritur në Bullgari, për ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2020.

Nuhiu para kësaj ndeshje, ësthë shprehur optimist, duke thënë se Kosova në këtë ndeshje do të hy me mentalitet fitorje.

“Stërvitja e sotme ka shkuar shumë mirë. Temperaturat janë paksa të larta, por e tillë është si për ne si për bullgarët. Sa i përket ndeshjes me Bullgarinë do të shkojmë me mentalitet për fitore, por se a do t’ia arrijmë këtij qëllimi mbetet të shihet”, ka deklaruar Nuhiu, përcjell ‘lajmi.net’.

“Edhe në ndeshjen e parë kundër bullgarëve, por edhe kundër Malit të Zi luajtëm shumë mirë, por ka shumë faktorë në lojë që ndikojnë në rezultatin e një ndeshje, siç ishte edhe lëndimi i Zenelit”

Komento: