Gjigantët e Serie A Milan thuhet se po kërkojnë të nënshkruajnë mesfushorin e West Ham United, Pedro Obiang.
Sky Italia deklaron se ish-mesfushor i Sampdorias është në radar jo vetëm të Rossonerëve, por edhe të Romës përcjell ORAinfo.
Mesfushori është shfaqur në 13 ndeshje në Premier League për Hammers, nga të cilat nëntë ka startuar nga minuta e parë.
AC Milan kanë për qëllim forcimin e mesfushorit të tyre këtë dimër./ORAinfo/