Dështoi me Messin, Al Hilal tani kërkon Neymarin

20:03 | 11 June 2023

Skuadra arabe Al-Hilal thuhet se ka kontaktuar me agjentin e Neymar për një transferim të mundshëm gjatë verës pasi nuk arriti të nënshkruajë mebashkëlojtarin e tij në PSG, Lionel Messi.

Al-Hilal mësohet se dërgoi një delegacion në Paris të premten për të “testuar ujërat” me agjentët e Neymar për një marrëveshje të mundshme, raporton “CBS Sports”.

Raporti thotë se braziliani mund të pranojë një marrëveshje të ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos me Al-Nassr në dhjetor, e cila thuhet se kap vlerën e 200 milionë eurove në vit.

Al-Hilal janë të gatshëm të paguajnë rreth 45 milionë euro për Neymar, me Paris Saint-Germain të vendosur të pranojë një humbje të madhe në fondin e tyre pasi kishin paguar 222 milionë euro për sulmuesin në vitin 2017.

PSG nuk ka marrë ende ndonjë ofertë zyrtare për 31-vjeçarin, i cili ka vuajtur nga lëndimet e njëpasnjëshme dhe aktualisht është jashtë fushës për shkak të një dëmtimi të ligamentit të kyçit të këmbës.

Komento: