Giampaolo i kthehet punës së trajnerit, nënshkruan me Torino.
Marco Giampaolo është kthyer në punën e trajnerit.
Giampaolo, i cili për herë të fundit drejtonte skuadrën e Milan, është gati për aventurën e tij të re.
Trajneri italian ka zgjedhur përsëri ligën e Serie A. Kësaj radhe, ai ka nënshkruar me Torino, përcjell lajmi net.
Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e Torinos, Giampaolo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Kontrata lë të hapur opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e tretë.