Dështoi në garat evropiane, ky është synimi i Milanit për këtë sezon tani

12:45 | 08 Dhjetor 2021

AC Milan tani duhet të kanalizojë të gjitha burimet dhe energjinë e tij në garat vendase pasi u eliminua nga garat evropiane.

Tuttosport shkruan se si fitorja në Madrid i kishte mbajtur gjallë shpresat e Milanit për t’u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Por skuadra e Stefano Piolit humbi kundër Liverpoolit para shikueseve të vet mbrëmë në San Siro duke u eliminuar kështu nga garat evropiane.

Pas humbjes ndaj të kuqve, Pioli ka reflektuar për rrugëtimin e skuadrës dhe ka pranuar se ka disa gjëra që mund të kishin dhe duhej të kishin shkuar shumë ndryshe.

“Kemi disa keqardhje. Sepse për mendimin tim ne meritonim diçka më shumë në shtëpi kundër Atletikos dhe Portos, por në rrugën tonë po i përballojmë këto vështirësi. E rëndësishme është që ne të jemi në gjendje të vërtetojmë rritjen tonë: kemi parë se çfarë lloj kundërshtarësh ka, çfarë cilësie kërkohet. Ka zhgënjim, qëllimi ynë ishte të qëndronim në Evropë”, tha ai.

Prandaj eliminimi nga Europa nuk shihet si dështim nga Milani dhe tani objektivi kryesor bëhet fitimi i Scudetto-s si dhe Kupa e Italisë. /ORAinfo/

Komento: