Dështoi në Premierligë, Koulibaly drejt rikthimit në Serie A

16:08 | 05 Qershor 2023

Kalidou Koulibaly pritet të rikthehet në Serie A vetëm pas një viti qëndrim në Londër si futbollist i Chelseat.

Qendërmbrojtësi senegalez iu bashkua skuadrës londineze me shumë bujë në verën e vitit të kaluar, por ai nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez dhe ka kërkuar largimin.

Dëshira e senegalezit është të rikthehet sërish në Itali, ku tanimë dy skuadra të mëdha kanë shprehur interesim për të.

Juventus dhe Inter kanë kontaktuar agjentët e lojtarit duke u interesuar për transferimin e tij, qoftë edhe në formë huazimi.

31-vjeçari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të tij për të biseduar me drejtuesit e Interit dhe Juventusit, teksa edhe Chelsea është pajtuar me largimin e tij.

Megjithatë londinezët synojnë që ta shesin menjëherë, por do të pranonin edhe ta huazonin me detyrim blerje Koulibalyn.

31-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Chelseat, ku ka realizuar edhe dy gola dhe ka një asistim.

Komento: