Dështoi ta blinte Milanin verën e kaluar, Commisso po e blen ekipin nga Serie A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dështoi ta blinte Milanin verën e kaluar, Commisso po e blen ekipin nga Serie A

12:37 | 25 Maj 2019

Fiorentina mund të ketë një pronar të ri javën e ardhshme.

Rocco B. Commisso, ish-kreu i New York Cosmos, themelues i Mediacom dhe gjithashtu një sipërmarrës është gati ta blejë Fiorentinen, përcjell ORAifno.

Commisso kishte tentuar vitin e kaluar ta blinte edhe Milanin nga Yonghong Li, por në fundit kishin dështuar përpjekjet.

Siç raportohet nga New York Times, të dy palët dëshironin të mbeteshin anonim dhe të vepronin në mënyrë të fshetë deri në kohën e nënshkrimit.

Mirëpo duket se familja e Della Valle ka mbyllur pothuajse një marrëveshje me Commisso për të shitur Fiorentinën pas 17 viteve të pronësisë për një shumë prej 135 milion euro. /ORAinfo/

Komento: