
Italia nuk është kualifikuar për të tretën herë radhazi në Botëror.
Humbja në finale të play-offit nga Bosnja dhe Hercegovina, ja ka vështirësuar punët legjendës së Milanit, Gennaro Gattuso i cili u shkarkua.
Vendimi u mor siç u raportua dje, me hapa zyrtarë që do të ndërmerren më pas, siç raporton Sky.
Gattuso, erdhi te “Azzurët” në qershor të vitit 2025 ku zëvëndësoi Luciano Spalletin.
Ai pati bilanc pozitiv duke fituar 6 ndeshje dhe humbi 2, ndaj Norvegjisë dhe së fundmi Bosnjës dhe Hercegovinës.