
Gazzetta dello Sport po raporton se Leonardo do të largohet nga Milano të hënën dhe mund të kthehet në Paris Saint-Germain.
Gazeta shpjegon se Leonardo do të largohet, pasi dështoi të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.
Braziliani ishte emëruar vetëm drejtor sportiv në San Siro verën e kaluar, si pjesë e një plani të ri të të Elliott Management.

Ai arriti transferimet e Gonzalo Higuain, Mattia Caldara, Tiemoue Bakayoko, Samu Castillejo dhe Diego Laxalt, si dhe Lucas Paqueta dhe Krzysztof Piatek në janar.
Megjithatë, 49-vjeçari nuk arriti të pajisë Gennaro Gattuso me një skuadër që mund të përfundojë në top katër në Serie A.
Sa për destinacionin e tij të ardhshëm, Gazzetta vëren se flasin për një lëvizje që PSG ka bërë në raundet e ditëve të fundit./ORAinfo/