Dështoi transferimi i tij në Milan, ja sa rëndë e përjetoi lojtari

13:13 | 03 Shtator 2019

Ëndrra Milan nuk ju realizua.

Taison ka ‘sulmuar’ Shakhtar Donetsk për “mbarimin e ëndrrës së tij” pasi ata e bllokuan lëvizjen e tij te Milan.

Shakhtar refuzoi të shiste Taison për më pak se klauzolën e lirimit prej 30 milionë euro – një tarifë që Milani nuk ishte i gatshëm të paguante, duke pasur parasysh moshën e tij dhe mungesën e përvojës së nivelit të lartë.

“Urime që mbaruat ëndrrën time. Një ëndërr tjetër e thyer”, ka shkruar 31-vjeçari në Instagram.

‘Kuqezinjtë’ finalizuan nënshkrimin e sulmuesit të Kroacisë Ante Rebic për një huazim dy-vjeçar nga Eintracht Frankfurt.

Roma ishte lidhur me brazilianin, i cili ka tetë paraqitje dhe një gol për vendin e tij.

Komento: