
Nuk ka asnjë lajm të mirë nga negociatat për transferimin e Angel Correras në Milan.
Calciomercato raporton se ka shumë dallime midis kërkesës së Atletico Madrid prej 50 milionë euro plus shpërblime dhe ofertës së kuqezinjve prej 40 milionë përfshirë bonuset, përcjell ORAinfo.
Boban dhe Maldini nuk kanë ndërmend të afrohen me kërkesën e palës spanjolle. Drejtuesit e Milanit madje ia kanë komunikuar këtë agjentit të lojtarit, si dhe Atletico Madrid.
Tani kanë mbetur vetëm pesë ditë deri sa të mbyllet dritarja e transferimit, dhe negociatat për sulmuesin argjentinas rrezikojnë seriozisht të prishen.
Mbetet të shihet nëse Milan do të rris ofertën e tyre për transferimin e sulmuesit argjentinas në ‘San Siro’. /ORAinfo/