Dështon Arsenal!

23:21 | 05 Dhjetor 2019

Arsenal ka pësuar edhe një humbje të radhës.

‘Gunners’ kanë bërë një tjetër hap fals, duke pësuar humbje 1:2 ndaj Brighton & Hove Albion, shkruan lajmi.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Adam Ëebstar, kur po luhej minuta e 36’ e takimit.

Barazimin arriti ta gjente Alexandre Lacazette, kur luhej minuta e 50’, por ky gol nuk mjaftoi që Arsenal të bënte ose të niste përmbysjen.

10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Neal Maupay shënoi golin e nokautit për Arsenal, të cilët as pas shkarkimit të Unai Emery nuk po arrijnë të kthehen në rrugë të drejtë.

Arsenal mban pozitën e 10-të në tabelë, pas 15 xhirove të luajtura, me 19 pikë të grumbulluara.

Brighton është në pozitën e 13-të, me 18 pikë të tubuara pas 15 xhirove të luajtura.

Komento: