Dështon edhe një hap për rishikimin e buxhetit, mungon kuorumi

12:04 | 27 July 2020

Në mungesë të kuorumit, dështon edhe një hap për rishikimin e buxhetit.

Në mungesë të kuorumit në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim nuk është shqyrtuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere.

Kryesuesi i këtij komisioni Albert Kinolli theksoi se prej 18 anëtarëve vetëm shtatë deputetë janë të pranishëm dhe nuk ka kuorum për shqyrtimin e kësaj pike të rendit të ditës.
Deputeti nga LDK Fetah Rudi theksoi se derisa në karrocë iu ka përgjigjur mbledhjes së këtij komisioni, nuk arrin të kuptojë përse deputetët e tjerë nuk janë në mbledhje.

Edhe deputeti Elmi Reçica theksoi se për hir të gjendjes së vështirë nga pandemia, PDK mbështet rishikimin dhe për hir të qytetarëve deputetët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për punën e tyre për të marrë pjesë në komision.

Të pranishëm nuk ishin deputetët e Listës Serbe.

Komento: