Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit

21:00 | 23 Maj 2022

Shqipëria nuk po mundet ende ta zgjedh presidentin e ri.

Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në mbledhjen e së hënës pasdite nuk pati asnjë kandidat ndaj seanca u konsiderua e ezauruar.

Në dalje të sallës, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka mundësi për gjetjen e një kandidature konsensuale me opozitën pasi “për të kërcyer tango duhet edhe një partner”.

Rama tha se do të pritet edhe në raundin e tretë që opozita të propozojë dhe në të katërtin mazhoranca do ta zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit

Komento: