Dështon emërimi i trajnerit të madh te Milan

16:13 | 08 Qershor 2019

AC Milan është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Gennaro Gattuso ka gjasa të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke pasur parasysh rezultatet negative dhe kualifikimet e humbura në Ligën e Kampionëve.

Menaxheri i Tottenhamit Mauricio Pochettino është shfaqur si një nga kandidatët për të zëvendësuar Gattuso në San Siro në javët e fundit, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, siç raportohet nga Corriere della Sera, shanset për të parë Pochettino në stolin e Milanit janë jashtëzakonisht të ulëta dhe ka të ngjarë që Rossonerët të fokusohen në një tjetër, emër./ORAinfo/

Komento: