Dështon Endrit Shala, bizneset nuk e respektojnë vendimin e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Dështon Endrit Shala, bizneset nuk e respektojnë vendimin e tij

18:13 | 06 Shkurt 2019

Ministri i Tregtisë, Endrit Shala po dështon në punën e tij.

Paralajmërimi për dënime deri në 20 mijë euro nga ministri Shala nuk bëri punë.

Marketet dhe qendrat tregtare nuk po e zbatojnë urdhrin e tij për vendosjen e flamujve të vendit të origjinës afër produkteve, shkruan lajmi. net.

Ministri i NISMA-s, Endrit Shala, megjithë raportimet e shpeshta të mediave, u tregua i pafuqishëm përballë bizneseve.

Ai tha se ka urdhëruar inspektimin në shumë qendra tregtare të Kosovës, ngase sipas tij për shkak të festave të fundvitit janë bërë disa lëshime.

”Inspektorati nuk do të jetë më tolerant më në asnjë subjekt. Secila pikë shitëse e cila vërteton se nuk ka respektuar ndonjë ligj, inspektorati do t’i marr masat e parapara me ligj”, tha Shala.

Por duket se lëshime të mëdha po bëhen edhe këtyre ditëve.

Lajmi.net në shumë pika shitëse të mëdha në Prishtinë ka vërejtur parregullsi në vendosjen e flamujve të vendit të origjinës.

Disa nga to nuk i kanë vendosur fare, e disa nga to kanë vendosur edhe flamuj tjerë në produktet serbe.

Së fundmi, një dukuri e tillë është vërejtur në “Viva Fresh”.

Madje, në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, flamujt e Brazilit shiheshin të vendosur afër produktit që ‘simbolizon’ prodhimtarinë serbe, “Plazma”.

Nga e tërë kjo situatë, lëvizjet e ministrisë së udhëhequr nga Endrit Shala i NISMA-s ishin sporadike.

Përveq një dënimi që iu dha “Super Vivës”, më nuk pati veprime konkrete nga kjo ministri, anash disa deklarimeve dhe paralajmërimeve.

Dokument:

Portali kishte raportuar edhe më herët për këtë dukuri, ku rrjetet e marketeve “Maxi” kishin vendosur flamuj të Brazilit në produktet serbe.

MTI u tregua e ngathët edhe në këtë rast, ngase produkteve të njëjta iu rregullua vendosja e flamujve para se inspektorati të dalë në terren.

Portali ka dërguar pyetje në MTI në lidhje me këtë çështje mirëpo deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Më poshtë keni disa fotografi nga pikat shitëse në Prishtinë ku nuk është përfillur urdhri i MTI-së.

Komento: