Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një ditë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

15:08 | 21 November 2024
deshton-gjykimi-per-gazin-lotsjelles,-seanca-e-radhes-nje-dite-pas-zgjedhjeve-te-9-shkurtit

Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi ka dështuar te ënjten të mbahet gjykimi për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. E pranishme në seancë ka qenë vetëm e akuzuara tjetër ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Seanca e radhës është caktuar më 10 shkurt, një ditë pasi të mbahen zgjedhjet nacionale.

Vendimin e ka marrë kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Fatime Demaku, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Paraprakisht, ministrja Haxhiu kërkoi nga gjykata të caktojë seancën për muajin shkurt pasi ka të ngjeshur agjendën gjatë muajit janar.

Në seancë ishte edhe mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Musa Damati.

Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

Komento: