
Më herët sot, u raportua se Daniel Maldini mund t’i bashkohet SPAL-it në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit për të marrë kohë për të luajtur. Lëvizja, megjithatë, tani duket e komplikuar dhe lojtari mund të qëndrojë.
Mesfushori sulmues ka luajtur vetëm 219 minuta këtë sezon pas asaj që ishte një parasezon premtues. Ai shënoi kundër Spezias, por paraqitjet e tij nuk kanë qenë spektakolare shumicën e kohës,përcjell ORAinfo.

Një lëvizje huazimi mund të jetë zgjidhja perfekte për Danielin, pra, i cili duket i hapur për këtë këtë muaj. Megjithatë, siç raportohet nga Antonio Vitiello këtë mbrëmje, transferimi i përfolur në SPAL është i komplikuar dhe mund të dështojë të realizohet./ORAinfo/