Dështon investimi i Lumbardhit, Qeveria refuzon kërkesën

13:02 | 08 Mars 2019

Komitetit ndërministror ka mbajtur takim për çështjen e përfolur rreth investimeve mbi energjinë e ripërtërishme në Lumbardhin e Pejës.

Anëtari i këtij komisioni, i deleguar nga Ministria e Financave, zëvendësministri Fatmir Gashi, ka bërë të ditur se është arritur që nga sot edhe zyrtarisht të pezullohet puna e këtij Komiteti dhe rrjedhimisht me të edhe çështja e projektit të Lumbardhit, pwrcjell ORAinfo.

Ja njoftimi i plotë:

Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me ç’rast, sipas kërkesës së kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në komision e i cili reagim pasoj edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezullohet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh.

Komento: