Atletico Madrid arrin marrëveshje me Luis Suarez.
Luis Suarez vështirë se do të vazhdojë te skuadra e Barcelonës.
Ylli uruguaian, Luis Suarez, me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj merkatoje.
Lojtari lidhej me një transferim të mundshëm te Juventus, por gjithçka u bllokua si pasojë e dokumentacionit.
Tashmë, Suarez po vazhdon negociatat me skuadrën rivale të Barcelonës, Atletico Madrid.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Atleti kanë marrëveshje me Suarez. Ata duan t’i japin atij dy vite kontratë, transmeton lajmi.net.
Suarezit i mbetet që të gjejë pajtueshmëri me Barcelonën, kurse Atletico duhet të largojë nga skuadra Diego Costan.