
Përditësimet më të fundit nga Italia pretendojnë se marrëveshja e Milanit për sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, ka dështuar në orët e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Milani ka tentuar ta mbyllë marrëveshjen për Mateta gjatë ditëve të fundit të merkatos së janarit.
“Rossonerët” kishin rënë dakord për një shumë mbi 30 milionë euro me Crystal Palace, klubi nga jugu i Londrës kishte arritur marrëveshje për zëvendësuesin e Matetës – Jorgen Strand Larsen – dhe francezi kishte kryer gjithashtu kontrollet mjekësore të zakonshme përpara një transferimi të pritur në “San Siro”.
Megjithatë, sipas përditësimeve të së dielës në mbrëmje, transferimi u bllokua për shkak të problemeve që u raportuan gjatë vizitave mjekësore të Matetës.

Kishte sugjerime se ekzistonte një problem i fshehtë me gjurin e sulmuesit. Si reagim, Milani ka dërguar mjekët e vet për ta shqyrtuar më tej çështjen.
Milani ka precedentë në këtë drejtim: përfaqësuesi i Nigerisë, Victor Boniface, kishte udhëtuar drejt Italisë për kontrolle mjekësore me “Rossonerët” gjatë merkatos së verës, por më pas u kthye në shtëpi pas shqetësimeve rreth gjurit të tij, konkretisht për shkak të historikut të dëmtimeve të ligamentit të kryqëzuar (ACL).
Tani, sipas përditësimeve më të fundit nga Italia, Mateta ka pësuar të njëjtin fat.
“Sky Sport Italia” raporton se negociatat mes Milanit dhe Crystal Palace janë ndërprerë tashmë “përfundimisht”.
Sipas Gianluca Di Marzio, ky vendim është marrë si pasojë e raundit të fundit të kontrolleve mjekësore.
Ky mund të jetë lajm i mirë për Juventusin, megjithatë, të cilët janë lidhur gjithashtu me një lëvizje të minutës së fundit për lojtarin e Palace, në kërkimin e tyre për një sulmues të ri në ditën e fundit të afatit kalmitar të janarit.