Dështon Lukaku, Inter po e transferon dyshën shkatërruese të sulmit

09:34 | 23 Korrik 2019

Romelu Lukaku nuk pritet të transferohet në Inter këtë verë.

Inter janë të vendosur të nënshkruajnë me dy sulmues këtë afat kalimtar, por Romelu Lukuku nuk do të jetë njëri prej tyre.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se Inter mund të tërhiqet nga gara për të nënshkruar me Lukakun, shkaku i dështimit të arritjes së një marrëveshje me Manchester United, përcjell lajmi.

Inter i kanë dërguar një ofertë prej 60 milionë euro Manchester United, e cila është refuzuar menjëherë, me ‘Djajtë e Kuq’ që kërkojnë së paku 80 milionë.

Tani Antonio Conte do të duhet të vendos për Edin Dzejkon e Romës, me Interin që nuk mund të përballojë çmimin e vendosur nga Manchester United.

Lojtari tjetër i synuar nga Manchester United, është 20 vjeçari i Lille, Rafael Leao, i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga Napoli dhe Wolves.

Komento: