Shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për shtetasit turq, pritej të dëshmonte Shpend Maxhuni.
Komisioni Hetimor Parlamentar për ndriçimin e çështjes së shtetasve turq, ku sot pritej të intervistohej shefi i AKI-së, Shpend Maxhunin, ka shtyrë këtë mbledhje.
Koha Ditore raporton se Maxhuni është i pranishëm në Komision, por, deputetë të PDK-së nuk janë futur brenda në Komision.
Me këtë rast, mbledhja e Komisionit Hetimor për dëbimin e turqve është shtyrë.
Para derës së sallës ku pritej të mbahej takimi, kanë qenë deputetët Hajdar Beqa e Ganimete Musliu.
Kujtojmë se herën e fundit në këtë komision, presidenti Hashim Thaçi u thirr për t’u intervistuar dhe ofruar dëshminë e tij lidhur me dëbimin e shtetasve turq, por ai nuk e ofroi këtë dëshmi, duke thënë se Komisioni kishte bërë shkelje të mëdha ligjore në punën e tij.
Sipas Thaçit, shkeljet më të mëdha janë bërë me angazhimin e një eksperti ndërkombëtar për përpilimin e një raporti final në lidhje me këtë rast.