Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi

10:50 | 22 Prill 2026
deshton-mbledhja-e-komisionit-per-shendetesi,-shkak-kuorumi

Ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit për shëndetësi e paralajmëruar për sot.

Kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit përfundimtar për projektligjin nr.10/L-028 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se do të njoftojnë për mbledhjen e ardhshme.

Komento: