Dështon Milan

20:00 | 12 Janar 2019

Yannick Carrasco, është i prirur për një kthim në Evropë vetëm një vit pas largimit nga Atletico Madrid për ekipin kinez, Dalian Yifang.

Janë Arsenali dhe Manchester United destinacionet potenciale për yllin e Belgjikës, përcjell ORAinfo.

Duke folur në televizionin belg, gruaja e Carrasco, Noemie Happert tha se Carrasco dëshiron të jetë më afër familjes dhe miqve.

“Shumë klube janë të interesuar, asgjë konkrete, asgjë nuk është nënshkruar ende,” tha ajo. I pyetur për raportet që lidhin Carrasco me Arsenalin dhe Unitedin, ajo vazhdoi: ‘Po, ata janë shumë të interesuar. Nuk e fsheh, por asgjë nuk është nënshkruar’, ka thënë ajo.

Kujtojmë që edhe Milani i është vënë pas yllit belg./ORAinfo/

Komento: