Dështon plani i Serbisë për “krizë” humanitare, hapen dyqanet në veri

08:02 | 03 July 2019

Sot, hapen dyqanet në veri të Kosovës.

Plani i Serbisë për inskenuar krizë humanitare në veri ka dështuar.

Kjo pasi nga sot do të happen dyqanet të cilat ishin mbyllur para dy dite për të paraqitur kinse gjendje të rëndë të jetës së komunitetit serb në mungesë të produkteve elementare nga Serbia.

Ndërsa, pasi u mbyllen lokalet, Qeveria atje hapi pika shitëse me artikuj ushqimor, në mënyrë që të furnizoheshin qytetarët.

Ndërsa, Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve, Radosh Petroviq, ka thënë se dyqanet, farmacitë e restorantët që ishin mbyllur do të happen.

““Ne kemi treguar forcë, unitet me mbylljen e tyre. Ata nuk mund të na thyejnë dhe se ne nuk do të vuajmë nga sulmet e tyre. Çdo përpjekje e mëtejme e Prishtinës do të kthehet me përgjigje edhe më të fortë”, ka thënë ai, shkruan B92, transmeton Indeksonline.

Derisa ai u bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kuptojnë situatën në veri dhe t’i përgjigjen asaj, para se të ndodh ndonjë incident.

Kujtojmë që biznesmenët e kësaj anë në shënjë revolte me vendimin e Qeverisë për taksën dhe pamundësinë për të future mallra në mënyrë ilegale, morën vendim që të mbyllin bizneset.

Përmes këtij veprimi, ata synon të paraqisnin gjendjen kinse të rëndë në mungesë të produkteve

Komento: